Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha se Kosova po vepron në mënyrë të pakoordinuar me aleatët për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë. Sipas tij, vendimi është i njëanshëm dhe nëse ai formalizohet, BE-ja mund të shtojë masa të reja ndaj Kosovës, krahas atyre ekzistuese.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ritheksoi se vendimi për hapjen e urës së Ibrit është e drejtë e shtetit të Kosovës dhe se urat e lira për lëvizje nuk janë symbol i ndarjeve, po i afrimit dhe ndërveprimit mes njerëzve përgjatë historisë.