Granti prej 28 milionë eurosh i Bashkimit Evropian i planifikuar të investohej në portin e Durrësit është anulluar. Në faqen zyrtare “Western Balkan Investment FrameWork” (Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor) granti për portin e Durrësit figuron si projekt i anulluar. 28 milionë eurot ishin parashikuar që kryesisht të investoheshin në zgjerimin e kapaciteteve përpunuese dhe atyre ankoruese në dy kalatat kryesore të portit.

Anullimi i këtij granti vjen në kohën kur projekti për transformimin e portit të Durrësit është kthyer në kryefjalë të debateve politike në vend. Opozita e ka kundërshtuar projektin si antikushtetues duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim këtë çështje e cila në arsyetimin e opozitës cënon dhe interesin kombëtar të shtetit shqiptar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *