Bashkimi Europian publikoi sanksionet e vendosura ndaj Kosovës pas thirrjeve për shtensionimin e situatës në veriun e trazuar të vendit.
Sanksionet europiane përfshijnë pezullimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Mosftimin e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe pezullimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Masat e tjera përfshirë ndalimin e programimit të fondeve për Kosovën.
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Mikael Martens i ka quajtur absurde sanksionet e BE-së ndaj Kosovës duke theksuar se ato duhet të ishin vendosur ndaj Serbisë si shkaktare e tensioneve dhe e dhunë në veri.