Trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis Enrike, publikoi listën paraprake me 55 lojtarë kandidatë për të përfaqësuar shtetin iberik në botërorin e Katarit që fillon muajin e ardhshëm. Befasia e kesaj liste ishte lënia jashtë saj e portierit me përvojë, David de Gea, i cili me sa duket nuk preferohet as si rezërvë në portën spanjolle. Portierët e grumbulluar nga Enrike janë Unai Simon i Atletiko Bilbao, Robert Sançez i Brajton, David Raja i Brentford dhe Kepa Arrizabalaga i Çelsit.
David de Gea nuk ka reguar ende për këtë vendim të Luis Enrikes, por në Spanjë shumë analistë e komentatorë u shprehën të habitur nga ky vendim duke marrë parasysh paraqitjet e mira që De Gea ka zhvilluar kohët e fundit me Mançester Junajtid në kampionatin anglez.