Pas Francës, Britanisë, Kanadasë, Portugalisë, edhe Belgjika ka njohur zyrtarisht shtetin palestinez. Kryeministri belg Bart de Vives e shpalli vendimin në selinë e OKB-së në Nju Jork, gjatë një konference të thirrur nga Franca dhe Arabia Saudite.

“Përmes kësaj iniciative, Belgjika konfirmon mbështetjen për të drejtën ndërkombëtare dhe parimin e vetëvendosjes”, theksoi De Vives, duke shtuar se zgjidhja me dy shtete mbetet rruga e vetme drejt paqes.

Një ditë më parë, Franca bëri të njëjtën lëvizje historike, me presidentin Emmanuel Macron që deklaroi se njohja e Palestinës është “zgjidhja e vetme për sigurinë e Izraelit” dhe një goditje ndaj Hamasit.

Me këtë hap, Belgjika rreshtohet krah vendeve evropiane që kërkojnë ringjalljen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *