Drejtuesi i Qarkut të Tiranës në Partinë Demokratike tha në Syri TV se brenda Partisë Socialiste ka një luftë të ashpër brenda llojit.

Belind Këlliçi theksoi se në radhët e partisë në pushtet po shqyhen mes tyre në një betejë kulisash dhe interesash kriminale.

Sipas tij, zhvillime të papritura mund të ndodhin para 11 majit.

“Nga burime pranë PS, ata janë në një pikë që po shqyhen me njëri-tjetrin, kanë informuar opozitën pse po ndodh shkëmbimi i votave me klering nga Vullnet Sinaj dhe Fatmir Xhafaj. Ata që nuk janë në burg, nuk e di a e kapin 11 majin, se do vrasin njëri-tjetrin.

I erdhi radha Ramës ta hante. Grupi i strukturuar kriminal është goditur, dhe ata pak ushtarë u spastruan nga Rama dhe u dha një mesazh i qartë. Xhafaj ka një vëlla trafikant në Vlorë, ka një influencë, Vullnet Sinaj, që nuk do të kandidonte më. Vëllai i Xhafajt në Vlorë po lobon për Vullnet Sinajn. Në këmbim, punonjësit e Sinajt do të votojnë Xhafajn në Tiranë,” – tha Këlliçi.

By Editor