Gazmend Bardhi e cilësoi si hakmarrje personale të Belinda Ballukut fikjen e sinjalit të transmetimit të “News 24” prej tre ditësh.
Sipas drejtuesit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, zv.kryeministrja u hakmor pas një artikulli të datës 8 gusht në “Gazeta Shqiptare”, ku theksohej se SPAK-u pritet të ngrejë akuza zyrtare ndaj Ballukut për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
“Në datën 8 gusht 2025, ora 18:40, Gazeta Shqiptare, pjesë e ‘Focus Group Media’, publikoi shkrimin për komunikimin e pritshëm të akuzës nga SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në datën 9 gusht 2025, ora 07:00, shoqëria shtetërore ‘KAYO’ sh.a., ku rezulton se kryetar i Këshillit Mbikëqyrës është Ermal Nufi, urdhëron zbatimin e të gjitha pronave ku ushtrojnë veprimtarinë mediatike ‘News 24’, ‘BalkanWeb’, ‘Gazeta Shqiptare’ dhe ‘Panorama’, pavarësisht se pjesa dërrmuese e tyre as nuk i kanë kaluar në administrim shoqërisë shtetërore ‘KAYO’ sh.a. (pronat janë me qira të vlefshme deri në vitin 2033, me një vlerë vjetore qiraje 180 mijë euro, siç konfirmonte edhe vetë MEKI në një deklaratë zyrtare),” – shkroi Bardhi në Facebook.