Benfika vendosi të zgjasë kontratën me Adrian Bajramin deri në vitin 2029 duke i besuar të ardhmen mbrojësit të kombëtares së Shqipërisë. 

22-vjeçari u shpreh i lumtur për faktin se klubi historik portugez i besoi për një projekt të gjatë duke theksuar se do të shpërblejë besimin e drejtuesve.

“Dua të rritem me skuadrën dhe të përmirësohem çdo ditë. Është një ditë shumë e lumtur për mua dhe familjen time. Jam jashtëzakonisht krenar, dua të falenderoj familjen time dhe klubin gjithashtu. E vlerësoj besimin dhe do të vazhdoj të punoj fort.

Dua të shpallem kampion, të fitoj çdo ndeshje me skuadrën, të rritem me gjithë skuadrën dhe të fitoj çdo trofe të mundshëm.”- u shpreh Bajrami.

By Editor