Gazetari Berat Buzhala ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për shpërblimin me 100 euro për fëmijët dhe pensiinistët, duke e cilësuar ato si të papranueshëm dhe të dëmshëm për parimet e qeverisjes.
Në një deklaratë publike, Buzhala shprehet se “Qeveria s’është për sadaka, për këtë punë është Halil Kastrati – veprim i ndyrë i Kurtit”, duke nënkuptuar se roli i shtetit nuk duhet të ngatërrohet me bamirësinë, por të mbështetet në politika të qëndrueshme dhe institucione funksionale.

