Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në kuadër të masës së sigurisë “Detyrim Paraqitje”.
Gjatë prononcimit për mediat, Berisha deklaroi se Belinda Balluku nuk ka ndërmend të shkojë në SPAK e vetme, pasi sipas tij, do të marrë me vete edhe kryeministrin Edi Rama.
“Lubia nuk vjen këtu, kërkon Ramën me vete, dhe ia ka bërë të qartë edhe Lindës së Surrelit se do t’i marrë me rrecka. Të dyve ua ka bërë të qartë, sepse dyshimi i grave është i pa kufijshëm,” tha Berisha, duke theksuar se kjo situatë është e qartë dhe e pakonceptueshme.

