Kreu i Partisë Demokratike shkroi në rrjetet sociale se Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë është larguar jashtë vendit para se të prangosej nga drejtësia.

Sali Berisha i referohet një mesazhi nga qytetari dixhital, sipas të cilit Agaçi është larguar me pretekstin e kurimit shëndetësor, por ai është zëvendësuar në detyrë nga Vilma Guri.

Sipas Berishës, Ëngjëll Agaçi e la Shqipërinë me urdhër të Edi Ramës.

Ëngjëll Agaçi është akuzuar nga opozita për përfshirje në aferën e inceneratorëve, ndërsa në majin e vitit të kaluar u mor për disa orë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *