Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi përmes avokatëve të tij ndryshim e masës së sigurisë me arrest shtëpiak, ndërkohë që Apeli i GJKKO-së vendosi të shtyjë seancën për në datën 25 janar.
Kjo kërkesë e Berishës vjen pas paraqitjes së tij për herë të parë në zyrat e organit të akuzës ku u mor në pyetje lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani” ku ai akuzohet se favorizoi dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.
Malltezi akuzohet se përfitoi mbi 5 milionë euro nga ky privatizim i kryer sipas SPAK-ut me shkelje ligjore.