Seanca plenare në Kuvend u ndërpre pas tensioneve, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren.
Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Facebook nga salla e Kuvendit, Berisha akuzoi deputeten Zegjine Caushi, duke thënë se nuk i përgjigjet sepse e konsideron “kone e Belinda Ballukut”. Ai bëri thirrje që qytetarët e Roskovecit t’i heqin mandatin Caushit, duke e kritikuar për mbrojtjen që i bën Ballukut.
Në të njëjtën kohë, Berisha komentoi mungesën e deputetit Ervin Agasi, duke theksuar se ai “iku ia mbathi”, duke rritur tensionin në seancë.

