Vetëm pak ditë para protestës së thirrur më 22 dhjetor nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ish-deputeti Ervin Salianji është shkarkuar nga funksionet e tij drejtuese në këtë forcë politike.
Gazetari i Klan News, Enkel Xhangolli, raporton se këtë të enjte, më 18 dhjetor, Partia Demokratike ka vendosur largimin e Salianjit nga posti i drejtuesit politik të Njësisë nr. 6 në Tiranë.
Vendimi vjen në një moment tensioni politik, në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita, ndërsa deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga vetë Ervin Salianji apo nga strukturat drejtuese të PD-së lidhur me arsyet e këtij vendimi.

