Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për ndryshime ligjore në drejtësi.

Në një deklaratë për mediat nga SPAK-u, Berisha tha se këto ndryshime po krijojnë mundësi që kriminelët të shpëtojnë nga ndjekja ligjore.

“Ato janë ndryshime kushtetuese që nuk kanë mbështetje dhe nuk do të marrin asnjë votë nga ne. Vendimi i Ramës krijon hapësira që të gjithë kriminelët të arratisen, ndërsa nuk do të shihen më në bankën e akuzës. Gjoja po mbrohen parimet, por në fakt po mbrohet krimi. Dikur thoshte ‘burg, hekura, burg’ në studio, sot po hap derën për arratisje”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita do të qëndrojë kundër çdo ndryshimi që cenon integritetin e drejtësisë dhe rrezikon hetimet ndaj individëve të përfshirë në krim të organizuar.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *