Sali Berisha vendosi të zbatojë vendimin e gjykatës duke u paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Ai u prit në hyrje të ndërtesës nga mbështetës të Partisë Demokratike.

Berisha qëndroi vetëm pak minuta në ambientet e SPAK-ut, ndërsa pas daljes sulmoi kreun e këtij institucioni, Altin Dumani, duke e cilësuar si vegël të pushtetit dhe “kukull që fle mbi dosjet e krimit”.

“Kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berishës t’i rikthehet arresti në shtëpi, jo sepse prish provat, jo sepse kanë ndonjë fakt, por sepse ka sulmuar gjykatësit dhe prokurorët. Këtu arrijmë në një moment dramatik kur këta kriminelë që flenë mbi dosjet vendosin të bëhen xhelatë.

Sali Berisha i ka sulmuar dhe do t’i sulmojë ata që bashkëpunojnë me krimin dhe kurrë ata njerëz që zbatojnë ligjin. Do të faktojë para jush se si Altin Dumani fle mbi dosje kriminale,” – deklaroi Berisha.

By Editor