Kreu i opozitës u paraqit sot sërish në Prokurorinë e Posaçme në përgjigje të masës së sigurisë.

Sali Berisha lëshoi sërish akuza ndaj Altin Dumanit, duke e akuzuar kreun e SPAK-ut se po fsheh dosjet e krimit elektoral dhe po amniston bashkëpunëtorët e Edi Ramës, të përfshirë në krime zgjedhore.

“Një gjë dua të them: për mua, si përgjegjës, si kryetar i partisë kryesore opozitare, krimi elektoral është krimi i parë, krimi më i shëmtuar, më i rëndësishëm, më antikushtetues.

Ramën, Gjiknurin, Manjën dhe të tjerët i ka amnistuar Altin Dumani. Kjo dihet, që ata janë kriminelë elektoralë.

Por këto të dhëna të reja që paraqes unë për krimin elektoral dëshmojnë amnistinë ndaj këtij krimi të shëmtuar nga ‘Skapi i partisë’ dhe hipokrizinë e pretendimit të tyre se do të hetojnë krimin elektoral.

Ndërkohë, duhet të jemi realistë: Tao në dokumente figuron i lidhur me disa banda. Jo me një, por me disa banda.

Prandaj Tao, që është një kriminel i vërtetë, mban portofolin e ministrit dhe mandatin e deputetit. Ai është më kriminel se bandat të cilave u shërben.

Lidhur me udhëtimin tim në Bruksel, unë do të shkoj fitimtar atje.

Letra ka disa vlerësime të qarta mbi arsyet pse është ftuar Berisha në IDU. IDU është Unioni Demokrat Ndërkombëtar dhe unë do të shkoj atje pa diskutim, edhe për të dhënë lajmin e triumfit të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, si dhe për të ndarë shembullin dhe praktikat që tregojnë se betejat për liri nuk humbasin kurrë,” – u shpreh Berisha.

By Editor