Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi investimet amerikane në jug të Shqipërisë nga kompania e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner.

Jashtë Parlamentit, Berisha theksoi se përpjekjet e Kryeministrit Rama për të bërë influencë politike nuk kanë pasur sukses.

Ai shtoi se edhe ai vetë kishte ofruar ishullin e Sazanit tek ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, marrëveshja ishte pranuar, por kriza financiare e pengoi realizimin e saj.

“Sa i përket Zvernecit, është çështje private me pronarët dhe nuk ka tokë publike. Për Sazanin, ne i mbështesim investimet amerikane, por ky investim u bë për influencë politike dhe dështoi. Nëse nuk do të dështonte, nuk do të kishte tentuar të ndikonte tek Presidenti i SHBA-ve,” tha Berisha.

Ai gjithashtu kujtoi se ishulli i Sazanit ka qenë ofruar edhe nga qeveria e mëparshme, duke theksuar se Marrëveshja e Kushner ishte vonuar përpara zgjedhjes së Trump si president.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *