Sali Berisha foli për kanalin shtetëror italian gjatë një dokumentari investigues lidhur me marrëveshjen Rama-Meloni për ngritjen e kampeve të refugjatëve në zonën e Lezhës.
Drejtuesi i opozitës e cilësoi si politik arrestin e tij shtëpiak, ndërkohë që shtoi se nuk e ka mbështetur marrëveshjen për ngritjen e kampeve të refugjatëve pasi e cilëson në kundërshtim me të drejtat edhe liritë themelore të njeriut.
“Jam në një arrest shtëpie për proces totalisht politik. Unë nuk jam i akuzuar për korrupsion, por jam vënë nën hetim, por për arsye politike, për frikën që Edi Rama ka nga rikthimi Sali Berishës dhe që ka adoptuar këto masa.” – tha Berisha i cili më pas shtoi për marrëveshjen Rama-Meloni:
“E kam kundërshtuar këtë marrëveshje për problemin e të drejtave të njeriut. Nuk mund të pranosh që policë shqiptarë apo italianë janë gardianë të të drejtave të njeriut. Jo. Këto kampe duhet të ishin mbikëqyrur nga parlamentar, nga OKB-ja. Qeveria ime nuk do ta pranojë këtë marrëveshje. Ndoshta qeveria italiane nuk është e lumtur me këtë, por kjo duhet sqaruar”.