Komisioni i Etikës në Kuvend ka vendosur përjashtimin për 10 ditë nga punimet parlamentare të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Vendimi u mor pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e cila argumentoi se Berisha përdori gjuhë që cenon etikën dhe ka përmbajtje diskriminuese gjatë seancës së fundit plenare.

Gjatë diskutimeve për projektligjin “Për barazinë gjinore”, Berisha deklaroi se ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, “nuk mund të detyrojë Kuvendin të votojë agjendën e tij”. Deklarata u konsiderua nga mazhoranca si sulm personal dhe me nënkuptime ndaj orientimit dhe bindjeve të ambasadorit.

Ndërkohë, Komisioni rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të përjashtuar me masë të njëjtë kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pasi sipas PD-së ai kishte përdorur gjuhë fyese ndaj opozitës. Komisioni arsyetoi se nuk u gjetën elementë që përbënin shkelje të etikës nga ana e Ballës.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *