Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku se kanë kërcënuar një prokuror të SPAK-ut përmes personave të armatosur.

Në një dalje për mediat, Berisha deklaroi se prokurori, i cili kishte ndërmarrë hetime dhe kishte ngritur aktakuzë, është përballur me presione të forta dhe kërcënime serioze për jetën. Sipas tij, këto veprime synonin ndalimin e hetimeve dhe mbrojtjen e aferave korruptive.

Ai theksoi se, pavarësisht situatës, prokurori ka vijuar detyrën dhe nuk është tërhequr nga zbatimi i ligjit. Berisha ngriti gjithashtu shqetësimin se institucioni i SPAK-ut po ndikohet nga politika, duke vënë në dyshim pavarësinë e tij.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *