Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një krahasim mes situatës së kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku me ngjarjet e njohura të dramës “Makbeth” nga Shekspiri.
Në një deklaratë për mediat jashtë godinës së SPAK-ut, Berisha tha se Rama është “pranë rrokullimës së madhe” dhe nuk do të kursente Ballukun nëse dosjet nuk përfshinin masivisht emrin e tij.
“Asgjë nuk e shpëton atë nga rrokullima e madhe. Ai po fshihet pas Lubisë, sepse e di që pastaj do të vijë radha e tij të jetë krah saj. Ju kujtohet Makbethi që i hodhi vaj të nxehtë në vesh? Rama do t’i hidhte plumb të shkrirë në vesh Ballukut nëse dosjet nuk do të përmbanin të dhëna edhe për të,” tha Berisha.

