Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi daljen e tij të parë publike për vitin 2026, duke komentuar situatën politike në vend dhe ngjarjet në Venezuelë pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe arrestimit të presidentit Nicolás Maduro.

Duke e krahasuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama me presidentin venezuelian, Berisha e quajti atë “Ramaduro”, duke theksuar se nuk ka diferencë në mënyrën se si trajtojnë institucionet.

“Edi Rama ka shpallur luftë të hapur drejtësisë. Gjatë monologut të tij tre-orësh, pranoi të gjitha vjedhjet që i ka bërë shqiptarëve, por nuk i konsideron si të tilla. Për më tepër, mbrojti Lubin Ballukun dhe Lindën e AKSH-it, për të cilët tha se kishte respekt maksimal”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, Rama ka bërë të qartë se nuk do të pranojë vendimet e prokurorisë dhe gjykatave që lidhen me familjarët dhe ministrat e tij. “Ky është një zhvillim dramatik, sepse tregon luftën e hapur kundër sistemit të drejtësisë. Në këtë situatë, zëri i opozitës është i vetmi që mbetet, ndërsa populli ka fjalën e fundit,” shtoi ai.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *