Kreu i Partisë Demokratike theksoi në rrjetin “X” se kryeministri Edi Rama e mbrojti Erion Veliajn në daljen e fundit para mediave, pasi kryebashkiaku i Tiranës e ka kërcënuar se do të flasë për aferat e tij.

Sipas Sali Berishës, Erion Veliaj, pas ultimatumit, mori miratimin e Edi Ramës për azilin politik jashtë Shqipërisë.

“Edi Rama i bëri dje Erion Veliajt dhuratën më të pazakontë për Vitin e Ri 2025. Ai, de facto, me deklaratën e tij se Erion Veliajn po e linçojnë në vendin ku ai është kryeministër, i firmosi lejen e azilit politik pothuajse në çdo vend që ai ta kërkojë, pasi linçimi është një akt i dënueshëm dhe meriton mbrojtje kudo që kërkohet.

Pardje, Edi Rama deklaroi se Erion Veliaj po hetohet si gjithë të tjerët dhe çdo njeri mund të hetohet, dhe çdo i hetueshëm nuk është i fajshëm. Dje ndërroi 180 gradë.

Thuhet se Rama mori një ultimatum nga Erion Veliaj, në të cilin i thotë se ato që ke bërë ndaj meje do t’i kesh të gjitha në kurriz, por jo vetëm, por së bashku me Lindën dhe familjen.

Ky kërcënim detyroi Ramën të bëjë një kthesë prej 180 gradësh dhe të firmosë lejen e azilit politik për njeriun me të cilin ka vjedhur së bashku qindra e qindra milionë,” – thekson Berisha.

By Editor