Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në “Foltoren” para Kryeministrisë iu drejtua qytetarëve, duke theksuar se vetëm ata mund të sjellin ndryshimin politik në vend.

Ai deklaroi se me Edi Rama në pushtet nuk ka të ardhme për Shqipërinë, ndërsa shtoi se shpresa e vetme për rikthimin e ligjit dhe drejtësisë janë vetë qytetarët.

Berisha kritikoi ashpër edhe SPAK, duke thënë se besimi i qytetarëve tek ky institucion është zbehur. Sipas tij, institucioni nuk arriti të përmbushë pritshmëritë për luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen për të larguar qeverinë aktuale dhe për të rikthyer funksionimin e shtetit ligjor. Sipas Berishës, fati i vendit është në duart e popullit dhe jo të politikës aktuale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *