Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës është kundër vendimit të qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan për naftën dhe benzinën.

Kreu i kësaj shoqate, Fadil Berjani e konsideroi këtë  vendim si të panevojshëm pasi Kosova ka çmimet më të ulëta për naftë dhe benzinës në rajon.

“Çmimi i naftës aktual në pikat e karburantit sillet afërsisht 1.36-1.40 cent, kurse benzina 1.40-1.42 cent. Në tregun e naftës në Kosovë çmimet janë më të lirat në regjion përveç Maqedonisë së Veriut, e cila e ka akcizën më të ulët për 20 cent. Qytetarët tanë janë duke u shërbyer për momentin më lirë se Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnja, pra më lirë se të gjitha vendet e rajonit.” – tha Berjani për Telegrafin.

Ministria e Tregtisë ka kthyer masën e kufizimit të fitimit për naftëtarët, pas evidentimit se rritja e çmimeve nga ana e tyre nuk reflektohet nga lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Më 28 korrik kjo ministri me anë të një vendimi ka caktuar marzhën e fitimit prej 2 centësh për litër në shitjen me shumicë dhe 12 centë për litër në ato me pakicë. – raporton Telegrafi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *