Bërnli fitoi sfidën e mbrëmshme ndaj Midëllsbrout duke siguruar matematikisht rikthimin në Premier Ligë për sezonin e ardhshëm.
Pjesë e suksesit është dhe portieri i Kosovës, Arjanit Muriç i cil po mbyll një sezon të shkëlqyer me 37 ndeshje si titullar, ku në 16 prej tyre mbajti rrjetën e paprekur.
Skuadra e drejtuar nga ish-mbrojtësi belg, Vinsent Kompani kryeson në Championship me titullin kampion pothuajse të siguruar, ndërkohë që sezonin e ardhshën do të luajnë në kampionatin më të fortë në botë.