Gazeta e njohur greke shkruan se Fredi Beleri do të betohet të hënën si eurodeputet në Parlamentin Evropian pas një leje 5-ditore që u sigurua nga shteti shqiptar.
Sipas gazetës në fjalë, leja u mor pas presioneve ndaj qeverisë shqiptare nga institucionet evropiane dhe ato greke.
“Protothema” shton se gjithçka pritet të shkojë sipas parashikimeve, ndërsa e cilëson si të paimagjinueshme përpjekjen për të mos e lejuar betimin e një eurodeputeti.
Fredi Beleri do të jetë për 5 ditë jashtë burgut të Fierit ku vuan dënimin prej dy vitesh për akuzën e blerjes së votave në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.