Deputeti socialist Ardit Bido u shpreh sot për ngjarjen e rëndë pranë aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani. Në një intervistë televizive, Bido dha një përgjigje të ngjashme me atë të ish-ministrit Spiropali për ngjarje të tilla kriminale.

“Vrasje të tilla mafioze ndodhin në çdo vend të botës. Edhe në Amerikë kanë ndodhur. Sa ekziston krimi i organizuar, do të ketë vrasje të tilla,” tha Bido, duke theksuar se Shqipëria mbetet një vend i sigurt dhe se ngjarje të tilla duhet të hetohen dhe autorët të dalin para drejtësisë.

Deputeti shtoi se, megjithëse ngjarja është e rëndë, nuk duhet të përdoret për të krijuar panik: “Ngjarje të rënda ndodhin kudo, por Shqipëria është vend i sigurt; çdo qytetar mund të dalë dhe të lëvizë pa rrezik.”

Ai gjithashtu komentoi rolin e mediave në perceptimin e sigurisë: “Nga ana tjetër, mediat shpesh e amplifikojnë situatën, por kjo nuk ndryshon faktin se vendi ynë nuk futet tek vendet e rrezikuara,” tha Bido.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *