Çmimi i naftës në tregun botëror shënoi një tjetër rënië sot. Raportohet se çmimi ra me 1.29% dhe një fuçi sot kushton 93.8 dollarë. Me gjithë luhatjet e vazhdueshme të vlerës së naftës në treg, Bordi i Transparencës i ngritur nga qeveria shqiptare nuk mblidhet prej dy javësh duke mos patur asnjë reagim ndaj këtyre zhvillimeve në tregun botëror.
Duket se sanksionet e Bashkimit Evropian kundër eksporteve të naftës ruse ndikuan në ndjeshmërinë e tregut, duke kufizuar rënien e mëtejshme të çmimeve.