Operacioni “Fijet” i ndërmarrë nga Policia e Shtetit ka arritur të sekuestrojë kamera sigurie të vendosura në rrugët kryesore të disa qyteteve të vendit.
Kamerat dyshohet të jenë vëndosur nga grupet kriminale që operojnë në këto qytete në përpjekje për të kontrolluar lëvizjet e forcave të policisë dhe të kundërshtarëve të tyre.
Një numër i konsiderueshëm kamerash u hoqën nga rrugët e qyteteve si Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Korça.
Së fundmi raportohet se në Tiranë janë hequr 48 kamera sigurie që dyshohet të jenë vendosur nga grupet kriminale në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.
Harta e tyre është e gjerë dhe nis nga Ish-Parku ku janë gjetur 4 kamera, 10 në Laprakë, Rruga e Kavajës, Rruga e Elbasanit, 20 te Xhamlliku, 5 Maji, Fresku, Yzberisht dhe në Fushë Mëzez.
Deri më tani në rang vendi janë hequr dhe sekuestruar gjithsej 185 kamera.