Ardhja e Julian Nagelsmanit në stolin e Gjermanisë nuk duket se i ka zgjidhur problemet, përkundrazi i ka shtuar ato.

Pasardhësi i Hansi Flikut ka ardhur me idetë e tij për formacionin dhe mënyrën e vendosjes së skuadrës në fushë dhe kjo ka sjellë pakënaqësi te lojtarët të cilat dolën në pah pas disfatës në miqësoren ndaj Turqisë në shtëpi me shifrat 2-3.

Bild ka mësuar se pas ndeshjes lojtarët kanë shprehur mospajtim me vendosjen e ekipit nga trajneri dhe njëri ndër ta ishte dhe Kai Havertz që në këtë ndeshje provoi të luante si mbrojtës i majtë.

Bild raporton se Nagelsman ka pasur një debat me tone të ngritura me lojtarët duke u kujtuar atyre peshën e fanellës që mbajnë mbi supe dhe se vendimet i merr trajneri.

Kjo situatë nuk duket aspak e favorshme në radhët e 4 herë kampionëve të botës të cilët në qershor do të jenë mikpritësit e Euro 2024.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *