E përditshmja gjermane shkruan se largimi i papritur i portierit nga kombëtarja erdhi si pasojë e raporteve të tij jo të mira me trajnerin Julian Nagelsman.
“Bild” raporton se mes Manual Nojerit dhe trajnerit të Gjermanisë nuk ka patur komunikim që nga humbja me Spanjën në çerekfinalet e EURO 2024.
Mosmarrëveshja e trajnerit me portierin e ka zanafillën që nga koha kur Nagelsman drejtonte Bajernin e Mynihut. Asokohe trajneri vendosi të largonte Toni Tapaloviçin si përgatitës të portierëve dhe ky vendim nuk u prit mirë nga Nojer i cili u shpreh publikish kundër.
Nagelsman u mjaftua me një mesazh të shkurtër duke e cilësuar largimin e Nojerrit si humbje për kombëtaren gjermane.
Shumë nga miqtë e portierit u befasuan nga vendimi pasi pritej që ai të vijonte karrierën në kombëtaren e Gjermanisë.
Nojer i komunikoi vendimin Federatës Gjermane të Futbollit ndërsa postoi dhe një video lamtumire për tifozët.