E përditshmja gjermane shkruan se Federata Shqiptare e Futbollit dhe tekniku Silvinjo kanë pasur kontaktet e para me babain e Brajan Grudës i cili është ish-futbollisti i Vllaznisë, Bujar Gruda.
Tabloidi gjerman shkruan se interesi i lojtarëve për të përfaqësuar Shqipërinë është rritur ndjeshëm pas kualifikimit në Euro 2024, ndërsa përpjekjet për afrimin e Grudës nuk kanë dhënë rezultat.
“Më kot deri tani”, shkruan e përditshmja gjermane, duke shpjeguar se për momentin, Gruda do të vazhdojë duke përfaqësuar Gjermaninë U21 me të cilën ka luajtur 5 ndeshje.
Brajan Gruda është titullar i Minzit në Bundesligë duke marrë vlerësime për kualitetin e tij si anësor i majtë në mesfushë dhe si sulmues i dytë.