E përditshmja gjermane “Bild” raportoi se Ukraina organizoi një sulm me dron në përpjekje për të vrarë presidentin rus, Vladimir Putin.
Në artikullin e Bild-it, ndër të tjera thuhet se pasditen e 23 prillit, një dron UJ-22 me një rreze veprimi prej 800 km, i cili mbante 30 blloqe eksplozivi C4, me një peshë totale prej 17 kg, dyshohet se u lëshua nga Ukraina. Objektivi ishte parku industrial i Rudnevo, afër Moskës, ku mendohej se do të kishte një vizitë nga Putin. Raportohet se droni u rrëzua 20 km para mbërritjes në destinacion.
Autoritetet ruse nuk kanë sqaruar nëse vizita e Putinit në këtë zonë ka ndodhur ose jo, ndërkohë që hierarkia ushtarake e Moskës e ka mbajtur të fshehtë tentativën e Kievit për vrasjen e liderit të Kremlinit.