Anglia dhe Hollanda zbresin sonte në gjysmëfinalen e Dortmundit në një përballje e cila premton luftë të fortë sportive.
Anglia e Gareth Sauthgejt synon finalen pas asaj të tre viteve më parë kur u mposht nga Italia në Uembli dhe duke dorëzuar trofeun i cili mungon që nga 1966-ta pikërisht në shtëpinë e tyre.
“Tre Luanët” nuk kanë bindur me paraqitjet e tyre të deritanishme, ndërrkohë që sonte zbresin në “Signal Iduna Park” për të treguar një tjetër fytyrë.
Hollanda e Ronald Kuman vjen në një formë më të mirë se anglezët. Tulipanët kanë patur ulje-ngritjet e tyre në këtë turne, por në tërësi paraqitjet e tyre kanë ofruar nivel të mirë loje dhe një ekip me mentalitet të mirëfilltë sulmues.
Djemtë e Ronald Kuman synojnë trofeun më të lakmuar për kombëtaret në Evropë pasi i fundit i përket brezit të lavdishëm të vitit 1988 me Van Basten, Gulit dhe Rajkard.