Kombëtarja luan sonte në Moldavi një nga përballjet më të rëndësishme në historinë e saj në fazat kualifikuese. 

Një pikë e marrë sonte në Moldavi e çon Shqipërinë për herë të dytë në kampionatin evropian gjatë historisë së saj.

Djemtë e Silvinjos kanë zhvilluar një fazë eliminatore për t’u mbajtur mend gjatë duke mposhtur kundërshtarë si Polonia dhe Çekia dhe duke mbajtur vendin e parë në Grupin E.

Suksesi në Moldavi nuk do të jetë një mision i lehtë pasi moldavët nuk kanë pësuar asnjë humbje në shtëpi në këto kualifikuese, ndërsa një fitore ndaj Shqipërisë do të mbante gjallë shpresat e tyre për një kualifikim historik në një evropian.

Sonte në orën 18:00 Silvinjo pritet të rreshtojë formacionin fitues të përballjeve ndaj Polonisë dhe Çekisë.

Në portë Berisha, ndërkohë në qendër të mbrojtjes rreshtohen Ismajli me kapitenin Gjimshiti. Krahët e mbrojtjes do të mbulohen nga Hysaj në të djathtë dhe Mitaj në të majtë.

Asllani me Ramadanin formojnë dyshen para mbrojtjes, ndërsa Bajrami luan si trekuatist pas treshes së sulmit Asani-Cikalleshi-Seferi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *