Çmimet e larta të biletave janë kthyer prej vitesh në një çështje shqetësuese në Premier Ligë. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme nga tifozët, ato nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme.
Por ajo që bie në sy është fakti se biletat më të shtrenjta sezonale nuk i gjejmë te ekipet elitare si Mançester Junajtid, Çelsi apo Liverpuli.
Abonimin sezonal më të shtrenjtë e ka Fulhami, ku një tifoz duhet të paguajë 3.555 paund për të ndjekur ndeshjet në stadiumin “Kraven Kotixh”.
Në vend të dytë renditet Totenhemi, me një çmim prej 2.560 paund në vit.
Uest Hemi vjen në vend të tretë me 1.980 paund, ndërsa Arsenali zë vendin e katërt me një abonim prej 1.990 paund – vetëm pak më shumë.
Ndërkaq, çmimet për abonimet sezonale të klubeve më të njohura janë dukshëm më të ulëta:
Mançester Junajtid – 1.294 paund Çelsi – 1.264 paund Liverpuli – 1.043 paund
Biletën më të lirë sezonale në Premier Ligë e paguajnë tifozët e Bërnlit, me vetëm 605 paund në vit.