“Në Napoli një ditë para se të hikinj u poçqë brënda në tramvajt me një prift ermen. Kishim një orë kohë, se udha ishte shumë e largët, dhe hapmë fjalë turqisht.
Po i thashë që shkonj për n’ Amerikë, e zu të qarët se na paske dhe ay i gjori dy djema atje të hikur që nga koha e turbullimevet të Stambolit. Folmë shumë përmi çështjet e Shqiptarëve e të Ermenëve, dhe i thashë për ç’qëllim shkonj për në botën e re.
“Ah! Më tha, të kishim neve atë fuqi që kini ju, ia dërrmonim kryet Rezil Hamitit brënda në 24 orë!” – “Ah! Të kishim edhe ne shkolla dhe gjuhë të shkruarë që përpara lindjesë Zotit Krisht si ju, pra të kishim dhe ne besë si ju, ja thërmonim kokat tërë botës në gjysmë ore brënda!”
Marrë nga letra dërguar Thanas Tashkos më 1 Qershor 1906