Shefja e Komitetit të Helsinkit nê Serbi, Sonja Biserko deklaroi se shpresat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç për njê Asosacio me kompetenca ekzekutive në Kosovë, janë venitur krejtësisht.
Biserko vlerësoi se Perëndimi dhe Kosova e kanë të qartë rrezikun nga modeli i Asosacionit në versionin e Beogradit dhe nuk do e lejojnë atë.
“Pala kosovare është e obliguar që në takimin e 2 majit në Bruksel, siç thotë Escobar, të dalë me një ‘draft të realizueshëm’ [të Asociacionit]. Dhe Perëndimi është i vetëdijshëm se Asociacioni, për të cilën insiston Beogradi është një opsion i papranueshëm. Beogradi nuk ka shumë zgjedhje, sepse varet në çdo mënyrë nga Perëndimi. Mbështetja te Rusia dhe Kina do të thoshte rrënim dhe shembje të mëtejshme të këtij vendi. Edhe pse shpirti i tij është në Rusi, nuk jam i sigurt se Vuçiç është aq racional sa të kuptojë se Serbia është Evropë. Do të jetë merita e tij historike nëse zgjedh BE-në, por do të jetë edhe përgjegjësia e tij e madhe nëse e lë Serbinë në errësirë.” – theksoi Biserko.
Biserko shtoi se Vuçiçi po pret zhvillimet e luftës në Ukrainë me shpresën që Rusia të marrë pjesët e pushtuara, në mënyrë që dhe Serbia të synojë përmbushjen e aspiratës së saj për veriun e Kosovës.