Zëvendëskryeministri i Kosovës deklaroi se ka patur vullnet brenda BE-së për për masa ndëshkuese ndaj Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë, por kjo vendimarrje është penguar nga një shtet anëtar i cili ka vendosur dhe veto lidhur me këtë çështje. 

Bislimi nuk e përmendi emrin e shtetit në fjalë, por theksoi se mosndëshkimi i Serbisë për atë çka ndodhi në Banjskë 24 shtatorin e vitit të kaluar është një inkurajim për regjimin e Beogradit. 

“Ka një shtet të BE-së i cili ka stopuar, ka kërcënuar me veto mosvendosjen e masave ndaj Serbisë, nuk është punë apeli është punë qëndrimi të një shteti, i cili thotë se në asnjë rrethanë nuk do të lejojë vendosjen e masave ndaj Serbisë. Vendimet në BE merren me konsensus.”- ka thënë Bislimi.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *