Fermerët e jugut të Shqipërisë dolën sërish në protestë duke kërkuar mbështetjen e shtetit me subvencione pasi sipas tyre blegtoria shqiptare po falimenton nga mallrat serbe që dominojnë tregun.

Ata shprehen se marrin subvencionet më të ulëta në rajon dhe kjo politikë po sjell braktisjen e vendit nga blegtorët.

“Pasi kemi tre javë që presim një përgjigje nga qeveria. Subvencionet të na bëhen sa janë në vendet e rajonit, këtu dominon malli serb dhe gruri mbetet rrugëve. Informalitetin ta luftojë ministrja, ku është informaliteti jonë se prodhojmë qumësht bio.

Ministrja ka një dyzinë me burokratë në zyra, t’i nxjerrë në rrugë dhe të verifikojnë situatën në terren, ata janë të paaftë, mos ta kërkojnë nga ne zgjidhjen. Ne nuk arrijmë dot Kosovën, pasi subvencionet janë 12-fish më të larta sa ne.” – u  shpreh një nga pjesëmarrësit në protestë.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *