Blegtorët u mblodhën sërish në protestë te “Ura e Kardhiqit” në Gjirokastër duke kërkuar mbështetje nga qeveria, pasi sipas tyre ata po rrezikojnë falimentimin nga produktet e importit.

Ata theksuan se do të largohen nga vendi nëse kërkesat e tyre injorohen nga qeveria. 

“Ne sot jemi përsëri në protestën e radhës, dhe kemi katër pikat tona që ja kemi adresuar qeverisë se nuk i negociojmë. Pika kryesore janë që çmimi i qumështit, i mishit, kullotat dhe veprat ujore, ilaçet.

Ne jemi drejtë falimentimit sepse goditemi nga importi që vjen nga jashtë, nëse nuk na japin zgjidhje ne do të largohemi nga Shqipëria.

Policia na ka shoqëruar dhe ndjekur penalisht për bllokim rruge ku fare mirë policia ishte aty dhe nuk u bllokua rruga. Pse duhet ne që të ndiqemi penalisht për të drejtat tona. Na kanë kërcënuar dhe shumë fermerë janë kërcënuar në telefona me heqjen nga puna të familjarëve të tyre dhe sot ata nuk kanë ardhur.” –  tha një prej blegtorëve.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *