Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar drejtoreshë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Ky institucion, që në të kaluarën është përballur me shqetësime për produktet bujqësore të ndotura nga pesticide të ndaluara, tashmë do të drejtohet nga Gjylameti.
Para saj, detyrën e drejtorit e mbante Manush Kullolli, i cili ishte emëruar në mars të vitit 2025.
Në zgjedhjet e 11 majit të vitit të kaluar, Gjylameti nuk arriti të sigurojë mandatin e saj, pasi Olta Xhaçka mori më shumë vota, duke bërë që socialistja të mbetej jashtë Parlamentit.

