Bleron Hajdari konkuroi në 37 fakultete të mjekësisë në Gjermani dhe u pranua në të gjitha.
18-vjeçarit iu desh të zgjidhte se ku do të vazhdonte studimet dhe vendosi që ato t’i kryejë në Frankfurt, qyteti ku ai jeton bashkë më familjen.
“Tash po mendoj me ndjek ortopedinë dhe kirurgjinë, sepse më pëlqen me punu me sport edhe babi jem është t’u punu si ortoped, andaj ky është drejtimi i mjekësisë që e kam pa deri tash më së shumti dhe më është dok më interesant.”- deklaroi Hajdari.
Familja Hajdari është me origjinë nga Skënderaji i Kososvës, ndërsa profesioni i mjekut do të trashëgohet nga babai te i biri.