Sekretari amerikan i Shtetit fajësoi Hamasin duke u shprehur se e vetmja pengesë për arritjen e armëpushimit është grupimi palestinez. 

Sipas Antoni Blinken, populli palestinez e kërkon armëpushimin, ndërkohë që Hamasi po e pengon arritjen e tij. 

“Ne po presim të shohim nëse ata mund të marrin “po-në” si një përgjigje për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve. Realiteti është se Hamasi është e vetmja pengesë për arritjen e një armëpushimi.” –  tha Blinken për Forumin Sedona të Institutit McCain në Arizona.

Blinken shtoi se Izraeli nuk duhet të sulmojë në Rafah ku strehohen mbi 1 milionë palestinezë pasi sulmi mund të ketë pasoja të paparashikueshme dhe se SHBA-të nuk do e mbështesin një sulm të mundshëm atje.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *