Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi një sulm të pritshëm të Iranit dhe grupit libanez të Hezbollahut ndaj territorit të Izraelit si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së liderit të Hamasit.
Drejtuesi i Hamasit palestinez u vra në Iran ndërkohë që ky i fundit ka paralajmëruar se kjo vrasje nuk do të kalojë pa përgjigje.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu mblodhi strukturat e sigurisë në vend duke rikofirmuar se një sulm i afërt pritet të ndodhë ndaj territorit izraelit me Iranin dhe Hezbollahun që pritet të bashkojnë forcat.
Skenari i zgjerimit të frontit të luftës në Lindjen e Mesme sa vjen dhe përforcohet pasi tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë arritur kulmin gjatë muajve të fundit.