Boksieri i ri ukrainas, Maksym Galinichev është vrarë duke luftuar për mbrojtjen e Ukrainës.

22-vjeçari kishte fituar dy medalje të arta për Ukrainën në kampionatet europiane të viteve 2017 dhe 2018.

Rënia në front e boksierit  u konfirmua nga këshilltari i qeverisë ukrainase, Anton Gerashchenko. Galinichev ishte plagosur dy herë në luftime dhe ishte rikthyer sërish në front.

“Maksym, 22-vjeçari, kampion europe për të rinj në boks, vdiq duke mbrojtur Ukrainën në rajonin e Luhanskut. Maksym u regjistrua si vullnetar dhe u kthye në vijën e parë dy herë pasi u plagos dhe u shërua.

Për të do të mbahen homazhe. Ai la karrierën dhe ëndrrën e tij për të shpëtuar kombin.” – shkroi këshilltari i qeverisë në rrjetet sociale.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *