Kryeministri Edi Rama theksoi në një postim në rrjetet sociale se janë mbi 237 mijë fëmijët përfitues nga programi i bonusit për bebet.
Ky program parashikon 40.000 lekë bonus për fëmijën e parë, 80.000 për të dytin dhe 120.000 për të tretin.
Postimi i plotë:
MIRËMËNGJES dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40.000 lekë për fëmijën e parë, 80.000 për fëmijën e dytë dhe 120.000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se programi i bonusit të bebes do të kalojë në një rikonceptim të ri duke filluar nga viti 2026.
Sipas tij, kjo do të thotë se ndihma financiare nuk do të ofrohet më në formën e çekut, por do të kalohet në një skemë të re pagesash mujore për periudha 2-vjeçare dhe 3-5-vjeçare, duke u përshtatur me numrin e fëmijëve.