Një mjet borëpastrues është përfshirë në një aksident të trefishtë në Rrugën e Arbrit, duke shkaktuar përplasjen e tre automjeteve.

Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit të Murrizit, në anën e Klosit, ku gjatë procesit të pastrimit të dëborës, borëpastruesja ka goditur një automjet tip Volkswagen që po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Si pasojë e përplasjes fillestare, automjeti është përplasur më pas edhe me dy makina të tjera.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i automjetit Volkswagen është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

By Editor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *